Këpucët e Meghan Markle teksa i bënte nderimet Mbretëreshës morën vëmendjen, ja kuptimi i simbolit

Meghan Markle është kthyer në një ikonë të modës falë stilit të saj, por këpucët që veshi teksa i bënte nderimet Mbretëreshës Elizabeth II, i kanë bërë njerëzit që të kenë mjaft dyshime. Duke iu bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore në Pallatin e Westminsterit këtë javë, Dukesha e Sussex-it u vesh në të zeza nga koka te këmbët, duke përfshirë një palë taka të thjeshta por elegante.

Kur po i bënte nderimet e saj Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, fansat vunë re një simbol të pazakontë në këpucët e saj. Shumë pyesnin nëse tre linjat e drejta dhe një e lakuar, ishin një nderim i personalizuar apo ndoshta dhe një shenjë homazhi për gjyshen e bashkëshortit të saj.

Sidoqoftë, ekspertët e modës e kuptuan shpejt se çfarë kuptimi kishin shenjat P dhe A. Këpucët klasike janë bërë nga Paul Andrew, një stilist i modës nga Berkshire, i cili tani shet këpucët e tij nga Nju Jorku.

Njerëzit besojnë se ajo ka veshur takat e tij Pump It Up , të cilat i kishte veshur më parë për një fejesë mbretërore në Irlandë përpara se ajo dhe Harry të linin anëtarët e familjes mbretërore për një jetë të re në SHBA.