De Ligt gjithnjë e më afër Chelsea

Chelsea është në krye të garës për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Lojtari holandez ka refuzuar gjithashtu të përjashtojë mundësinë e kalimit në ndonjë skuadër tjetër, duke thënë:

“Bisedimet po zhvillohen dhe, kur të vijë koha, unë do të vendos nëse do të zgjas apo nëse dua të shikoj diku tjetër.”

“Gjithmonë shikoj se çfarë është më e mira për veten time në aspektin e projektit sportiv. Vendi i katërt, dy vite radhazi, nuk është mjaftueshëm i mirë. Do të duhet të bëjmë hapa në atë drejtim. Personalisht, ky ishte viti im më i mirë deri më tani, për sa i përket kohës së lojës dhe mënyrës se si luajta.”, ka thënë De Ligt.

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, është në kërkim të një emri të ri në mbrojtje pas largimit të Antonio Rudiger drejt Real Madridit.

 


Shtuar 23.06.2022 16:40

Tags: