Erdogan, Kosovës: Je e vogël për të folur kundër Islamit
Pëlqej
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar për mediat turke se Kosova është shumë e vogël për të folur kundër Islamit. Gazeta “Express” citon kryeministrin të ketë thënë se Turqia dhe Kosova kanë marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore që rrjedhin nga thellësitë e historisë, por është e vogël dhe nuk ka të drejtë të flasë kundër Islamit.

Erdogan, do ta vizitojë Kosovën më 23 tetor të këtij viti. Vizita e tij do të bëhet me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, me ftesë të Kryeministrit Hashim Thaçi.

Kosova dhe Turqia së fundi kanë intensifikuar marrëdhëniet, që për shumë analistë konsiderohen nënshtruese ndaj Kosovës, sidomos pas kërkesës arbitrare të autoriteteve turke që Prishtina të ndryshojë tekstet duke i hequr "paragrafët fyes" për historinë e Perandorisë Osmane.
Shtuar më 03/10/2013, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori