Sherr në degën e PD-së Korçë, kryetari rrihet nga kolegu i tij

Kryetari i PD në Korçë dhunohet nga një sekretar grup seksioni i kësaj partie.

Pak minuta më parë, mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 6.09.2022 17:26