Tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë edhe gazetarët

Situatë e tensionuar në Mitrovicë të Veriut. Teksa gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka qenë duke raportuar në ABC për situatën e tensionuar gjatë ditës së sotme, bashkë me kolegët e tjerë nga Kosova, janë sulmuar nga qytetarët serbë.

Ata u kanë kërkuar gazetarëve që të mos raportojnë dhe të largohen. Lidhja me gazetarin Morina u ndërpre në momentin e incidentit, ndërsa më vonë ai sqaron situatën e cila nuk u agravua.

Në momentin që u sulmuan nga serbët gazetarët u panë gjatë transmetimit live teksa vrapojnë. Sot qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Ky aksion, që vazhdon në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, nuk është pritur mirë./abcnews.al


Shtuar 13.10.2021 11:38