Enver Hoxhaj: Maqedonia, sjellje antieuropiane
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. Deklarata erdhi gjatë komenteve për mosftesën e presidentes së Kosovës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 1 qershor në Ohër, në organizim të presidentit nikoqir Gjorgje Ivanov.

"Në këtë samit, nga pala maqedonase nuk është ftuar Presidentja e Republikës së Kosovës, unë si ministër kam qenë në kontakt me ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe përkundër insistimeve tona ata nuk kanë dërguar ende ftesë për neve. Kjo paraqet një shqetësim reale për relacionet mes Kosovës dhe Maqedonisë, është fakt kundër frymës së bashkëpunimit rajonal, dhe është sjellje antievropanie e Maqedonisë ndaj Kosovës", ministri i jashtëm i Kosovës.

Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe se do i informojmë të gjitha shtetet e BE-së.

Ndërsa kryeministri Thaçi, ka pohuar se Maqedonia duhet t’i kalojë paragjykimet e së kaluarës për shqiptarët në rajon, transmeton Kosovapress.

"Edhe Maqedonia duhet t’i kalojë paragjykimet e së kaluarës, kur ne të takohemi me nivele presidentësh dhe kryeministrash, ajo duhet t’i kalojë paragjykimet e së kaluarës për shqiptarëve në rajon", ka thënë ai.

Ky samit, për nga rëndësia, llogaritet si i dyti, pas Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori