Enver Hasani ikën në Vjenë
Pëlqej
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, me ftesë të Akademisë Diplomatike të Vjenës ka ikur në kryeqytetin austriak për një vizitë zyrtare.

Në kuadër të kësaj vizite, Hasani do të mbajë një ligjërim me temë "Roli i Gjykatës Kushtetuese në zhvillimin e sundimit të ligjit në Kosovë”.

Këtë ligjëratë, Hasani do ta mbajë ditën e hënë.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Hasani do të takojë edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Gorhart Holzinger./albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori