Enis Rama: Mos shkoni në luftën e Sirisë
Pëlqej
Imami i Mitrovicës, Enis Rama menjëherë pas lirimit e ka quajtur shkuarjen në luftën e Sirisë të pakuptimtë.

Ai ka bërë thirrje që asnjë shqiptar të mos shkojë e të luftojë në shtetin sirian apo dikund tjetër.

“Unë jam deklaruar disa here për këtë çështje dhe asnjëherë nuk kam bërë thirrje për të shkuar kushdo në Siri. Unë pres që gjithçka të sqarohet sa më shpejt”, tha Enis Rama për Koha.net.

Imam Enis Rama dhe Ekrem Avdiu kanë dalë të enjten pasdite nga burgu, ku u futën për shkak të dyshimit për terrorizëm.

Vetë prokurori i çështjes së tyre, Haki Geci i liroi ato. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori