PDIU braktis Edi Ramën
Engel viziton DnV: SHBA-të do të jenë në mbështetje të Kosovës
Pëlqej
Kongresmeni amerikan, Elito Engel sot ka vizituar Demokracinë në Veprim, ndërsa pasi u njoh me procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve nga DnV tha se është krenar me partneritetin e Kosovës">Kosovës me SHBA-të.

Ai tha se është emocionuese mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë, pasi kujtoi kohën kur në vitin 1996 ishin përpjekur të organizojnë zgjedhjet në Kosovë, por që autoritetet serbe nuk e kishin lejuar të hyjnë.

“Është kënaqësi të jem në një Kosovë të lirë dhe demokratike. E kam thënë për shumë dekada se Kosova do të jetë vend i lirë dhe demokratik dhe ja ku jemi”, tha Engel.

Ai tha se SHBA-të do të jenë në mbështetje të Kosovës">Kosovës. /albeu.com/


Shtuar më 19/11/2017, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori