Ende nuk ka mbaruar lufta në VV me të larguarit
Ndarja e dymbëdhjetë deputetëve nga lëvizja “Vetëvendosje”, duke e formuar Grupin e Deputetëve të Pavarur (GDP), do t’ia ndajë edhe hisen e partisë së Albin Kurtit në komisionet parlamentare.

Deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë udhëhequr deri më tani me katër komisione parlamentare, duke përfshirë këtu Komisionin për Legjislacion, të cilin e udhëheq Albulena Haxhiu, Komisionin për Arsim, të cilin e udhëheq Ismajl Kurteshi, Komisionin për Shëndetësi, të cilin e udhëheq Besa Baftiu, si dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, të udhëhequr nga Donika Kadaj-Bujupi.

Deputetet Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”. Baftiu i është bashkëngjitur GDP-së, ndërsa Kadaj-Bujupi është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër Aida Dërguti, e cila është pjesë e GDP-së, është nënkryetare e Kuvendit, përderisa deputetë të “Vetëvendosjes” i kanë kërkuar ish-koleges së tyre që ta lëshojë postin ose do ta shkarkojnë.

Deputetja Besa Baftiu, njëherësh edhe kryetare në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, ka thënë për Zërin se ende nuk di asgjë nëse do të largohet nga pozita e saj në Komision.


Shtuar më 16/03/2018, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori