Ende asnje marreveshje për riformatizimin
Qeveria e formuar prej PDK'së, AKR'së dhe minoriteteve në prill të vitit 2011 ende nuk ka pësuar ndonjë ndryshim sa i përket emrave të Kabinetit. Partia e Behgjet Pacollit nuk ka qenë asnjëherë e kënaqur me trajtimin që i është bërë në raport me pozitat qeveritare.

Në fillim të kësaj jave, Pacolli ka takuar Thaçin për të folur për ndryshimet në Qeveri, por se nuk ka pasur kurrfarë njoftimi se është arritur ndonjë marrëveshje.

"Tash, nuk mund të flas me përgjegjësi të plotë sepse kjo çështje është bisedu mes dy liderëve të partive politike dhe unë po dua të besoj se ata janë dokorduar për çështjet në vazhdim. Më tepër nuk mund të them", ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i AKR'së, Ibrahim Makolli Gazetën Express. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori