Ende asnje iniciativë serbe nuk është çertifikuar
Asnjë prej iniciativave serbe të veriut nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Sonte vonë përfundon afati ligjor i Zyrës për Regjistrim të KQZ_së për të dhënë rekomandimet për 33 subjektet e mbetura, në mesin e të cilave janë edhe iniciativat e veriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Drejtoresha e kësaj zyreje, Miradije Mavriqi.

“Deri më tash janë certifikuar 70 subjekte politike, ndërsa ende në procesim e sipër janë edhe 33 subjekte, në mesin e të cilave janë edhe iniciativat serbe të veriut që ju po pyesni”, ka thënë përmes telefonit, Mavriqi për RTK. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori