"Emrin, ose do të ketë hapa ligjore", VV i përgjigjet kërcënimit të Thaçit: Do ta sjellim
Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur deklaratës së Presidentit, Hashim Thaçi I cili kërcënonte se do të ndërrmerrte hapa ligjore nëse nuk do të vendosej përformimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje tha se do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa dorëzimin e emrit të të mandatuarit për krijimin e qeverisë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërkohë që sot mbushen 22 ditë që nga momenti i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve. Megjithatë, partia fituese e zgjedhjeve të tetorit, nuk e ka dërguar ende emrin në presidencë.

Thaçi ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin e qeverisë, duke shtyrë kështu për një marrëveshje sa më të shpejtë LDK-në dhe VV-në.

Ai ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Më tej ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarri të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresojvullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjidhje të vijë sa më e shpejt. Në të kundërt, do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjor”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Shtuar më 17/01/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori