EMRAT / Emërohen 19 gjykatësit që do të gjykojnë krimet e UÇK'së
Shefja e Misionit të EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou, ka emëruar 19 gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të DhomaveSpecializuara të cilët do të gjykojnë krimet e UÇK-së.

"Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikimet përkatëse. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase.

Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e DhomaveSpecializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para DhomaveSpecializuara", ka thënë kryetarja e DhomaveSpecializuara, Ekaterina Trendafilova, transmeton "Ekspress".

Ndërkohë, në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan:

1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe

2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë

3. Anne Poëer-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë

4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji

5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali

6. Kai Ambos, Gjermani

7. Christoph Barthe, Gjermani

8. Michael Bohlander, Gjermani

9. Emilio Gatti, Itali

10. Nicolas Guillou, Francë

11. Thomas Laker, Gjermani
12. Guénaël Mettraux, Zvicër

13. Vladimir Mikula, Republika Çeke

14. Andres Parmas, Estoni

15. Michèle Picard, Francë

16. Kenneth Roberts, Kanada

17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

18. Mappie Veldt-Foglia, Holandë

19. Christine van der Ëyngaert, Belgjikë /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori