Emocionohet imam Krasniqi: Allahu nuk ta kthen shpinën
Pëlqej
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi i është rikthyer punës së tij, një ditë pasi është marrë në pyetje nga prokurorët e shtetit.

Gjatë ligjëratës së tij për namazin e xhumasë, Krasniqi tha se këto kohë dikujt po i pengon feja islame, por se e drejta do të triumfojë.

“Jemi në një sprovë të madhe këtyre ditëve. Dikujt po i pengon fjala e Islamit, Lahi lahi illallah, Xhamia e muslimanit, ezani i muslimanit... Por duhet të tregohet durim pasi që është rrugë e pejgamberëve kjo. All-llahu i madhëruar nuk ta kthen shpinën”, tha ndër të tjera imami.

Gjatë ditës së sotme, Xhamia e Madhe e Prishtinës është tejmbushur nga besimtarë myslimanë që falën namazin e xhumasë. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2014, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori