Emisarët evropianë paralajmërojnë Haradinajn dhe Thaçin
Në kohën kur pushteti është duke shqyrtuar opsionet për ta paralizuar Gjykatën Speciale, në Kosovë ka arritur një delegacion i përbashkët franko-gjerman për një vizitë “urgjente” me misionin për shuarjen e çfarëdo nisme për shfuqizimin e kësaj gjykate, shkruan sot Koha Ditore.

Delegacioni ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Presidentin Hashim Thaçi, si iniciatorë të nismës për shfuqizimin e Speciales.

Gjatë takimeve me dy liderët shtetërorë, sipas burimeve të sigurta të gazetës, zyrtarët nga Berlini dhe Parisi ua kanë tërhequr vërejtjen atyre se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të përcillej me “pasoja të rënda” për lidershipin e vendit.

Zyrtarët nga Berlini e Parisi të mërkurën janë takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa të enjten do të takohen edhe me përfaqësuesit e LDK-së dhe me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.


Shtuar më 11/01/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori