Emigrimi i paligjshëm, Jahjaga: Duhet të gjejmë zgjidhje
Rritja e numrit të qytetarëve që largohen nga Kosova për të emigruar drejt vendeve të BE ka krijuar shqetësim në vend. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ditën e sotme, për të diskutuar për emigrimin e paligjshëm, që së fundmi po ndodh në masë të madhe në Kosovë.

Presidentja Jahjaga ndërkaq, shton se e ka thirrur mbledhjen e këtij për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po përballen së fundmi.

“Nesër, në ora 10:00, kam ftuar takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohemi si institucione dhe si shoqëri, çështjen e migrimit ilegal. Është përgjegjësia jonë që të kemi një pasqyrë të qartë dhe të gjejmë zgjidhje adekuate”, thuhet në njoftimin e Jahjagëds. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori