“Berishën dhe Metën nuk i ble dot”, kreu i PL: Rama fshihet pas fustanit të grave

Kryetari i Partisë së Lirisë ka folur sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë me tone të ashpra për kryeministrin Rama. Ai ka deklaruar se kreu i qeverisë mund të ketë lekë, por Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk i ble dot.

Meta: Ilir Metën dhe Sali Berishën nuk i ble dot dhe gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriot. Do të ketë një humbje katastrofike. I bëjë thirrje socialistëve që ta larpojnë sa më shpejt, asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi. Lideri i Rilindjes është një lepur që fshihet pas fustanit të grave, do të terrorizojë njerëzit duke goditur opozitën.

Shkruajnë mediet më të mëdha të botës se si krimi kontrollon drejtësinë. Territori i Shqipërisë kontrollohet mga krimi i organizuar, shkruan Financial Times. Krimi i organizaur dhe mafia ka lulëzuar në përmasa të tilla s aka tronditur Britaninë, Spanjën e Holandër, por ka tronditur dhe Ekuadorin. Janë ngritur studentët aty pasi ka dalë se Presidenti i atij vendi është i lidhur me mafien shqiptare. Suksesi më i madh i Rilindjes është 60-fishimi i importeve nga Kolumbia.

Ilir Meta theksoi se largimi i Edi Ramës është çlirimi i Shqipërisë dhe i drejtësisë së kapur./Albeu.com/


Shtuar 18.02.2023 11:40