Emigrantët, për 10 vjet, mbi 5 miliardë euro
Pëlqej
Emigrantët kanë dërguar në Kosovë përgjatë 10 viteve të fundit mbi 5 miliardë euro, më saktësisht 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë.

Këto para janë dërguar në formën e remitancave nga viti 2004 deri më 2014-të.

Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013-ës, kur kishim 127.8 milionë.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha për "Tribuna" se kontributi i diasporës kosovare në ekonominë e vendit është shumë me vlerë.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Hashani, ka sqaruar se kontributi i diasporës është mjaft me rëndësi për Kosovën, pasi diaspora sjell të mira për vendin dhe rrit fuqinë blerëse. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori