Emërtimet e institucioneve, LDK: Vendimi i kundërligjshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron të kundërligjshme
vendimet e fundit të Qeverisë për emërtimin e institucioneve themelore të dijes dhe të kulturës në Kosovë.

Sipas një deklarate të LDK-së dështimet në fushën e arsimit, të shkencës dhe të kulturës Qeveria po përpiqet t’i mbulojë me vendime ekskluzive dhe të kundërligjshme dhe vetëm sa po e dëshmon deficitin e saj intelektual dhe kulturor.
Universiteti i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Instituti i Historisë janë emërtuar kështu në Statutet e tyre dhe kjo nuk mund të ndryshohet me vendime të Qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori