Emërohen gjyqtarët e rinj të Kushtetueses
Presidenti i së Kosovës, Hashim Thaçi ka emëruar gjyqtarët e rinj të Gjykatës KushtetueseKosovës.

Ceremonia e betimit e gjyqtarëve të rinj para presidentit Thaçi është zhvilluar sot, ku e pranishme ka qenë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët sot dhanë besimin para Thaçit janë: Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi.

Komunikata e plotë:

Presidenti i RepublikësKosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 84 (4, 19) të Kushtetutës së RepublikësKosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e RepublikësKosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 47, 25 janar 2009), nenit 7 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën KushtetueseRepublikësKosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 46 / 15 janar 2009), në pajtim me propozimin e Kuvendit të RepublikësKosovës (Vendimi i Kuvendit të RepublikësKosovës Nr. 06-V-134, dt. 18 maj 2018 dhe Vendimi i Kuvendit të RepublikësKosovës Nr. 06-V-174, dt. 06 korrik 2018), ka emëruar gjyqtarët në Gjykatën KushtetueseRepublikësKosovës.

Ceremonia e betimit e gjyqtarëve të rinj para presidentit Thaçi është zhvilluar sot, ku e pranishme ka qenë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.

Gjyqtarët e Gjykatës KushtetueseRepublikësKosovës, Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi, që sot kanë dhënë betimin para presidentit Thaçi, paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe emrat e tyre ishin shqyrtuar nga Komisioni i Posaçëm për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtarë të Gjykatës KushtetueseRepublikësKosovës, pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit.

Gjatë procesit të votimit të fshehtë, Remzije Istrefi-Peci kishte marrë gjithsej 83 vota, Radomir Leban kishte marrë 71 vota, Nexhmi Rexhepi kishte marrë 66 vota, Safet Hoxha kishte marrë 62 vota dhe Bajram Ljatifi kishte marrë gjithsej 58 vota.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese, për herë të parë në historikun e saj, tanimë është vetëm me gjyqtarë vendorë.
Shtuar më 09/08/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori