Po Dafina ç’pati? Mendoni dhe ju se ky kunj i drejtohet Kidës (VIDEO)

Disa ditë më parë, Dafina Zeqiri i vuri flakën rrjetit me projektin e saj të ri muzikor të titulluar “Million $”.

Kënga e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku, numëron deri tani më shumë se 3 milion klikime në Youtube, të cilat vazhdojnë të rriten dita-ditës.

Në klip, këngëtarja i këndon parave dhe shfaqet me një sasi të madhe dollarësh gjatë gjithë skenave të xhiruara.

Mirëpo, Kida ka paralajmëruar ditën e sotme një projekt të ngjashëm nga tematika me atë të Dafinës!

Këngëtarja shfaqet në një sekuencë duke “fshirë lotin” me para, teksa paralajmëron projektin e ri që mezi po pritet nga fansat.

Fill pas videos së Kidës, Dafina ka publikuar në InstaStory dy video që na futën në dyshime!

Ajo ka ripostuar këngën e saj “Million $”, ndërsa krahas saj shkruan:

“Më thuaj diçka të re? Gjithmonë mendoni dy hapa përpara vajza.. në gjithçka, me çdokënd.”

Në fakt, këto fjalë na u dukën si një “thumb” i vogël për Kidën, e cila po sjell një klip të ngjashëm me atë të Dafinës për shkak të parave.

Ekziston edhe mundësia që mesazhi i Dafinës të mos i drejtohet askujt në veçanti. Si mendoni ju?


Shtuar 2.09.2020 06:40