Elvis Kelmendi dënohet me katër vite burg
Me katër vite burg dënohet Elvis Kelmendi, pasi shpallet fajtor për tentim vrasje. Trupi gjykues, i përbërë nga tre gjyqtarë kosovarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës jep këtë vendim për të ndjekurin nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it, Elvis Kelmendin.

Kelmendi fillimisht u akuzua nga prokuroria për tentim vrasje të rëndë të kryer në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2010 kundër Elvis Hoxhiqit. Gjatë gjykimit, Kelmendi u deklarua fajtor për akuzën e ndryshuar për tentim vrasje.

Elvis Kelmendi fillimisht u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të Njoftimit të Kuq të Interpolit dhe pastaj u lirua. Policia e EULEX-it e arrestoi atë përsëri në bazë të një hetimi të nisur nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe në bazë të informatave të pranuara nga Bosnja e Hercegovina'', thuhet në njoftimin e EULEX-it. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori