Elezi: Rinumërimi pritet të përfundojë sot
Rinumërimi i votave për të cilat dje vendosi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po vazhdon dhe pritet që sot gjatë ditës të përmbyllet rinumërimi i 117 kutive, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me ndonjë ankesë të mundshme nga kandidatët për deputet apo subjektet politike garuese në zgjedhjet e fundit.
Shtuar më 04/07/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori