Eleminohet në sy të familjes 36-vjeçari kosovar në Londër
Një shqiptar i moshës 36-vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri para syve të familjes së tij në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave angleze shqiptari i vrarë është Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç, i cili u qëllua ditën e djeshme para shtëpisë së tij 1.5 milion paund teksa kthej nga një festë. Ndërkohë autori është parë teksa largohej nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga policia.

“Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.

Sipas “Daily Mail”, Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë në prezencë të tyre.

Mediat kosovare bëjnë me dije se iu riu i vrarë është me origjinë nga Kosova dhe kishte nështetësi suedeze. I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllai i modeles me origjinë nga Kosova Misse Beqiri. Ajo u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.

Njerëzit që jetojnë pranë vendit të ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna të shoqëruara nga ulërimat e një gruaje që bërtiste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.

Vittoria Amati, 60 vjeçe, tha që kishte dëgjuar krisma armësh nga “tetë deri në 10” të shtëna të njëpasnjëshme.

"Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Unë dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ta mbijetonte. Ju nuk e keni idenë se sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij.” tha e moshuara.
Shtuar më 26/12/2019, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori