Korporata energjetike e Serbisë në
veri të Kosovës, “Elektrokosmet”, që operon në mënyrë ilegale prej disa vitesh, ka kërkuar ndihmë nga
Policia e Kosovës, gjatë aksionit që ka filluar për shkëputjen e debitorëve të energjisë së kësaj
organizate.
Në kërkesën e kësaj
organizate dërguar me shkrim Drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e
veriut, theksohetse:
“Aksioni përfshin territorin e
veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe një pjese të Zveqanit, me ç’rast shpresojmë se do të na ofroni asistencë policore, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij aksioni”.
Në anën tjetër, zëvendës drejtori i policisë rajonale në
veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka mohuar që
Policia e Kosovës të jetë në asistencë të Elektrokosmetit.
“Është e vërtetë se kemi marrë një njoftim nga kjo organizatë rreth kësaj çështje, por
policia nuk është duke asistuar në këtë drejtim”, është shprehur Hoti për Kosovapress.
Katër vite më parë pasi Korporata Energjetike e Kosovës kishte ndërprerë energjinë
elektrike në
veri për shkak të mos pagesës, Serbia filloi të furnizojë këtë pjesë të Kosovës me energji
elektrike.
Furnizimin nga Serbia për serbët e pjesës veriore të Kosovës, Beogradi zyrtar e quajti atëherë furnizim humanitar, ndërsa serbët e
veriut e kishin zgjidhur problemin duke u kyçur në sistemin elektro-energjetik të Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 12:05