Ekzekutohet me tre plumba në kokë "tigri" i Arkanit (VIDEO)
Një tjetër kriminel ballkanik është vrarë në Amerikën Latine.

Kroati Goran Popoviç (39), ish-pjesëtar i bandave kriminale të Arkanit, është ekzekutuar në qytetin bolivian të Santa Kruzit.

Ai është vrarë me një internet-kafe me 3 plumba në kokë.

Kur ka arritur në vendin e ngjarjes, policia i ka gjetur Popoviçit një letër-njoftim me emër të rremë, si David Eterovic Melgar.

Dyshimet e para të policisë janë se Popoviç është vrarë për të qëruar hesape mafioze të grupeve kriminale.

Goran Popoviç ka qenë pjesëtar i grupit "Berreta e kuqe" e drejtuar nga kriminel famëkeq serb, Zelkjo Raznatoviç, njohur ndryshe si Arkan.

Mësohet se ai që kurse kanë mbaruar luftërat në Ballkan është marrë më drogë dhe me të tjera aktivitete ilegale. /dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 20/07/2014, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori