Aksident me vdekje në Peshkopi, viktima ende i paidentifikuar, arrestohet shoferi 69-vjeçar

Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Dibrës ku një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Viktima ende nuk është identifikuar.

Policia ka arrestuar shoferin H.V 69-vjeç banues në Peshkopi.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V.,  69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar./albeu.com