Institucionet e Kosovës janë fokusuar më së shumti tek
ekstremizmi fetar islam, por se kjo nuk është e vetmja çështje që cënon sigurinë e shtetit.
Kështu vlerësojnë analistët.
Halil
Matoshi mendon se radikalizmi
fetar islam nuk është aq kërcënim për sigurinë e Kosovës, por problematika ka karakter global.
"Është një nga sfidat për sigurinë që nuk mund të anashkalohet. Mirëpo nuk është sfida numër një dhe nuk është e përmasave të ekzagjeruara siç po e paraqesin Policia e Kosovës, përkatësisht organet e zbatimit të ligjit, por, edhe politika pasi që edhe vet kryeministri ishte deklaruar se ka qenë ai që i kishte autorizuar bastisjet dhe arrestimet e këtyre 40 e sa vetave të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste", tha
Matoshi për Rel.
Kosova ka madje dhe një Këshill për Ruajtjen e Sigurisë së shtetit, i cili kohët e fundit nuk është mbledhur.
Analistë të tjerë kosovarë theksojnë se siguria e Kosovës është e kërcënuar edhe nga serbët në veri që nuk iu përgjigjen ligjeve të shtetit, por edhe në aspektin e raporteve komplekse me Serbinë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014,
ora 16:15