Ekstremistët ortodoksë serbë mësojnë fëmijët si të gjuajnë me kallashnikov (FOTO VIDEO)
Pëlqej
Djem të rinj dhe vajza të reja serbë, që rrinë nëpër shpella dhe mësojnë sesi të gjuajnë me kallash.

Kjo është ajo çka ndodh në "Kampin Ortodoks për të Rinj" (SPOK).

Këtë stërvitje muajin e kaluar në malin Kuçaj në pjesën perëndimore të Serbisë e ka organizuar “Kisha e vërtetë ortodokse e Serbisë”, raporton "Blic".

Fëmijë nga 7 deri në 17 vjeç iu nënshtrohen ushtrimeve dhe stërvitjes intensive ushtarake.

Atyre iu mësohet dhe fraza të tilla si "mbrojtja e atdheut është një detyrë" apo "se duhet të jenë të përgatitur ta mbrojnë atdheun në çaste rreziku".

Kampi, pavarësisht se mban emër religjioz, në të vërtetë është një kamp i kuq patriotik serb, që iu mëson përshpirtshëm të rinjve "ta mbrojnë atdheun, qoftë dhe me armë". /albeu.com/



Esktremistet serbe mesojne femijet te gjuajne me kallash

Shtuar më 04/08/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori