E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Eksportoi mish të prishur në Kosovë mbyllet thertorja në Belgjikë
Skandali me mishin e prishur nga Belgjika ka marrë një epilog përfundimtar.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Antwerpit në Belgjikë ka marrë vendim për thertoren "Vanlommel", e cila sipas aktakuzës kishte shitur mish të prishur dhe me afat të skaduar, të cilin më vonë e kishte importuar në Kosovë.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, Gjykata e Krimeve të Rënda në Antwerp ka marrë vendim për mbylljen e thertores "Vanlommel" si dhe suspendimin e dy vozitësve nga kjo kompani.

Zyrtarët e kësaj therrtoreje kanë deklaruar para gjykatës se ky ishte një gabim njerëzor dhe se mishi ishte i dedikuar për industrinë ushqimore të kafshëve.

Prokuroria belge kishte kërkuar që drejtorët e thertores të dënohen me nga 4 mijë euro gjobë, ndërkaq kompania me 20 mijë euro.
Mirëpo, Gjykata ka marrë vendim që e njëjta të mbyllet. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori