Agjërimi & Kreshma, sakrifica edhe për humbje peshe? Ritualet e muajit

Ky muaj duket si më interesanti ndër vitet e mëparshme sepse janë takuar agjërimet e besimit islam dhe të krishterë. Besimtarët katolikë këtë të dielë kremtojnë Pashën, duke përmbyllur agjërimin 40 ditor të tyrin, ndërkohë që pas një jave kremtojnë Pashkën besimtarët Ortodoks dhe në fund të Prillit, besimtarët mysliman festojnë Fiter Bajramin ose Bajramin e madh.

Sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin i diskutua mbi sfidat dhe sakrificat e traditave fetare.

Artenisa Ozaj tregoi mbi eksperiencën e saj teksa mban kreshmë duke shprehur se feja e krishterë është më komode në agjërimin e saj.

“E kam provuar edhe të agjëroj, jo të 30 ditët por e kam provuar. Unë jam natyrë që konsumoj një herë në ditë ushqim. Një mënyrë shumë e mirë për tu bërë bashkë. Unë ngaqë kam shumë mikesha muslimane, çdo vit i ftoj në shtëpinë time për të konsumuar një iftar.” – rrëfeu sipërmarrësja Ozaj.

Ndërkohë anëtarja e këshillit bashkiak, Albina Nanaj, thekson që feja islame na mëson se duhet të konsumojmë ushqim në sasinë e duhur duke i lënë hapësirë këtij të fundit, ujit dhe ajrit. Pas agjërimit të muajit Ramazan ato agjërojnë edhe disa ditë të tjera shtesë në mënyrë që të kthehen lehtësisht në përditshmëri.

“Kam shumë mikesha të miat që agjërojnë vetëm Natën e Kadrit. Një këshillë që nga vjen nga feja islame për nutrocionin është që 1/3 e stomukut ta mbajmë me ajër, 1/3 me ujë, 1/3 me suhqim, kjo vjen për të gjithë njerëzit dhe për ata që agjërojnë. Është shumë e rëndësishme që ta njohim trupin tonë. Ne kemi edhe 6 ditë të tjera, që shoqërojmë Ramazanin kjo është një zbutje graduale për t’ju rikhtyar të jetës normale.”

Nutricionistja Diola Dosti dha disa këshilla të vyera për tu ndjekur gjatë këtij muaji të shenjtë. Ndër të tjera ajo përmendi:

“Kam dëgjuar shumë shpesh që mbajnë Ramazan ose agjërojnë për të humbur disa kilogramë. Agjërimi nuk përdoret, madje ka individ që shtojnë peshë gjatë agjërimit. Sa i përgatitur je ti përpara se të mbash një agjërim, të largosh disa produkte me origjinë shtazore që ta kesh më të lehtë. Një javë përpara do të ishte optimale. Pastaj kur vjen iftari mos t’i biesh atyre qofteve dhe mishit, por të dish dhe si të filloj. Të fillosh me një gotë uji me fara chia. Mos konsumimi i kripës do të ishte shumë mirë sepse ai e dehidraton organizmin tonë.”

Por çfarë duhet të bëjmë sipas nutricionistes pas përfundimit të agjërimit me dietën tonë?

“Një javë mbrapa është e rekomanduar të ketë kujdes me produktet me origjinë shtazore. Njerëzit abuzojnë dhe e shoh që kur dalin jashtë linjës dhe agjërimit të shëndetshëm, përfundojnë me spital me tension të lartë psh. Duhet të njohësh veten tënde, të dish kërkesa e organizmit tënd.”


Shtuar 15.04.2022 17:57