Adrola Dushi feston ditelindjen, urimi i nënës së saj e emocionoi më shumë se të gjithë (FOTO LAJM)

Adrola Dushi feston sot 29 vjetorin e lindjes. Modelja ka marrë një sërë urimesh nga miq dhe të afërm por më të veçantin e ka marrë nga e ëma e saj. Ka qenë vetë modelja, që e ka ndarë mesazhin me ndjekësit në Instagram. Ndërkohë, Adrola ka shkruar: “Të dua sa bota mam”

“E bukura ime
E ëmbla
E njoma, e vogla
Sa të duaa
Gëzuar ditëlindjen
Dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde
Zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti
Unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë
Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam
Po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh
Të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota
Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura”