Çfarë është anemia nga mungesa e hekurit?

Anemia ndodh kur keni një nivel të ulur të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Hemoglobina është proteina në ruazat e kuqe të gjakut e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në inde.

Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i zakonshëm i anemisë. Ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, për të cilin ai ka nevojë për të prodhuar hemoglobinë. Kur nuk ka mjaftueshëm hekur në gjak, trupi nuk mund të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.

Shumë njerëz nuk e dinë se kanë anemi nga mungesa e hekurit, madje është e mundur të përjetoni simptoma për vite pa e ditur shkakun.

Te gratë në moshë riprodhuese, një shkak i zakonshëm i anemisë me mungesë hekuri është humbja e hekurit në gjak për shkak të menstruacioneve të rënda ose shtatzënisë. Një dietë e varfër ose disa sëmundje të zorrëve që ndikojnë në thithjen e hekurit nga trupi, mund të shkaktojnë gjithashtu anemi nga mungesa e hekurit.

Cilat janë simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit?

Simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit mund të jenë të lehta në fillim dhe mund të mos i vini re. Simptomat e anemisë së moderuar deri në të rëndë të mungesës së hekurit mund të përfshijnë:

• lodhje e përgjithshme
• dobësi
• lëkurë të zbehtë
• gulçim
• marramendje
• dëshirat e çuditshme për të ngrënë ushqime pa vlera ushqyese
• një ndjesi shpimi gjilpërash ose zvarritjeje në këmbë
• ënjtje ose dhimbje të gjuhës
• duar dhe këmbë të ftohta
• rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës
• thonjtë e brishtë
• dhimbje koke

Cilat janë shkaqet e anemisë nga mungesa e hekurit?

Ka shumë arsye që një person mund të ketë mungesë hekuri. Kjo perfshin:

– Marrja e pamjaftueshme e hekurit
– Shtatzënia ose humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve
– Gjakderdhje e brendshme
– Pamundësia për të absorbuar hekurin
– Endometrioza
– Gjenetika

 


Shtuar 22.07.2022 07:48