“Beteja” për PD-në, sot merret vendimi, Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë

Ka nisur senca për përkatësinë e vulës së Partisë Demokratike.

Në senacë po marrin pjesë përfaqëuses ligjorë të Berishës dhe rë Alibeajt.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkon që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa thotë se vendimi i shkallës së marrë është marrë në shqyrtim gabim, Ndërsa përfaqësuesi i Berishës Ivi Kaso thotë se Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.

Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.

Kaso: Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.

Kjo seancë gjyqësore do të vendosë mbi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, si edhe do të zgjidhë përfundimisht ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ndarë kështu se cili nga kampet do të regjistrohet për zgjedhjet vendore nën siglën e PD-së.

Çështja do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Sot pritet t’i jepet fund konfliktit mes 2 grupeve për kontrollin e Partisë Demokratike. Gjyqtarët do të vendosin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 11 dhjetorit si legjitim.

Nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike dhe do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve. Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me logon e PD-së, ndonëse ai deri më tani ka prezantuar shumë pak kandidatë dhe për Tiranën, ku do të jetë më e fortë beteja elektorale, ende nuk ka një emër.

Nëse këtë ‘betejë’ e fiton Alibeaj, për të marrë pjesë në zgjedhje Berishës do t’i duhet t’i gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje, nën siglën e partive aleate. Që do të thotë do të përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, në të cilat Berisha u fut bashkëpunoi me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe u futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri..albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 12:02