Ekspertët e demarkacionit vendosin pa Mustafën
Isa Mustafa
Megjithëse nga zyra e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga u lajmërua se deri në fund të muajit mars do të jetë gati raporti i komisionit ndërkombëtar për vlerësimin e demarkacionit më Malin e Zi, agjenda e takimeve nuk u bë publikë, madje as dokumentet që do t’i analizojnë nuk dihen.

Por edhe kryeministri Isa Mustafa ende nuk është takuar me tre ekspertët ndërkombëtar. Komisioni ad hoc i krijuar nga presidentja Atifete Jahjaga, që nga 15 marsi po zhvillon takime me krerë institucional të përfshirë në këtë proces.

Megjithatë kryeministri Mustafa po pret që për takimin e mundshëm të kontaktohet nga komisioni. E ky komision nuk i ka bërë ende ftesë kryeministrit për takim./Albeu.com/
Shtuar më 20/03/2016, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori