Ekspertët: Arrestimet me prapavijë politike
Pëlqej
Eksperti i sigurisë, Avni Islami është shprehur se arrestimet e imamëve janë të duhura nëse ata kanë rrezik për sigurinë kombëtare, por se shton se kanë prapavijë politike.

"Unë mendoj se arrestimi i disa imamëve i bërë sot është bërë nga pushteti aktual. Arrestimet mund të jenë bërë edhe për shkak të politikës, e cila do të bëjë diçka në një kohë që ka ngërç dhe se pikërisht nesër mbahet seanca konstetuive. E gjitha kjo ndoshta duhet për intervistim, por se më së tepërmi ka ngjyrime politike", tha Avni islami për Zëri.

Eksperti i sigurisë ka shtuar se edhe raportet ndërkombëtare flasin se në Kosovë nuk ka një rrezik të sigurisë kombëtare të shkallës tepër të lartë.

Islami ka shtuar në fund se megjithatë, përtej spektalklit politik, nëse vërtetë ka dyshime, imamët duhet të hetohen. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori