Nxjerr armën dhe futet në agjenci, momenti kur ndodh vrasja e dyfishtë në Tiranë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga momenti i krimit në Tiranë, ku Arsen Muskurti vret vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Në videon e siguruar nga ABC, Arsen Muskurti afrohet shumë i qetë brenda agjencisë dhe në momentin që ndodhet tek dera, nxjerr nga pas pistoletën, me të cilën më pas kreu krimin e rëndë.

Çifti i bashkëshortëve u ekzekutuan në brendësi të ambienteve të agjecisë së udhëtimeve, që ishte në pronë të tyre.

Pas disa minutave arratie, Arsen Muskurti u arrestua disa minuta pas krimit në zonën e “5 Majit” në Tiranë nga efektivët e policisë dhe forcat speciale RENEA./albeu.com/