EKSKLUZIVE/ Vrasësi Boban Iliç do të rigjykohet në Shkup, çfarë po ndodh me krimin që tronditi shqiptarët
Pëlqej
Boban Iliç fitoi lirinë dy ditë në parë per shkak të gafës së prokurorëve të çështjes, të cilët e kategorizuan vrasjen e Almirit të vogël, si ngjarje aksidentale.

Mirëpo, gjërat nuk do të jenë kaq të thjeshta për të.

Albeu.com mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Kumanovës ka ankimuar vendimin për lirimin e Boban Iliç duke kërkuar rigjykimin e çështjes dhe rivlerësimin e fakteve.

Burime të afërta bëjnë me dije se prokuroria e Kumanovës e ka ankimuar çështjen tek Gjykata e Apelit në Shkup, e cila tashmë do të marrë në rishqyrtim rastin "Almiri" dhe do të ketë ne dorë fatin e vrasësit Boban Iliç.

Nëse gjykata do të marrë në konsideratë këtë kërkesë, Boban Iliç mund të mbyllet për një kohë të gjatë pas hekurave për vrasje me dashje. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori