Pritjet dhe dalja në
protesta e
veteranëve për të marrë atë shumë të vogël të pensionit nuk do të përsëriten.
Viti 2018 nuk do t'i detyrojë
veteranët e organizatave të dala nga lufta për të dalë në
protesta për shkak të vonesave të dhënies së pensionit si në vitet e kaluar, pasi nuk do të ketë më vonesa në
dhënien e tyre.
Këtë e ka konfirmuar për albeu.com edhe
Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica.
``MPMS në buxhetin e vitit 2018 ka paraparë mjete të mjaftueshme për pensionet e
veteranëve të UÇK-së dhe nuk do të ketë asnjë vonesë ne pagesat e tyre.`` u shpreh
ministri.
Nga qeverisja e kaluar
veteranët vazhdimisht u detyruan të dilnin në
protesta për shkak të vonesave në
dhënien e pensioneve.
Por marrja e statusit të veteranit është shoqëruar edhe me parregullësi. Qeveria e Kosovës nuk e di numrin e saktë të
veteranëve të luftës.
Kjo pasi vazhdimisht është shtuar numri i tyre, edhe pasi Komisioni për njohjen e statusit të
veteranëve përfundoi punën e vet.
Gjithashtu të gjitha aplikacionet, numri i të cilave kalon 65 mijë, kanë përfunduar në Prokurorinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar manipulimet e mundshme gjatë këtij procesi.-Ervin Shkulaku/albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018,
ora 10:57