Ekonomia e Kosovës nuk shënon rritje mbi 4%
Pavarësisht premtimeve të partive që kanë udhëhequr vendin, ekonomia e Kosovës gjatë viteve të fundit nuk ka arritur të shënojë ngritje as deri në katër për qind. Në vitin 2010 rritja ekonomike ka qenë 5.39 për qind, në vitin 2011 po ashtu mbi pesë për qind, ndërsa në katër vitet e fundit kjo rritje fillon të ulet. Rritja eekonomikë vjen për shkak të përmirsimit e rritjes së fuqisë punëtore ose kapitalit, prodhimtarisë, kapaciteteve prodhuese dhe të gjithë përbërësve tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2012 rritja reale e produktit të brendshëm bruto, arriti normën prej 3.8 për qind, kurse në vitin 2013, rritja ekonomike pati rënë në 3.5 për qind.

Ndërkaq, sipas radios "Evropa e Lirë" parashikimet e ekzekutivit për këtë vit për rritje ekonomike janë prej 4.0 për qind, shifër kjo që dyshohet nga ekspertë për çështje ekonomike.

Për çdo vit, bartës kryesor i rritjes ka qenë sektori publik nëpërmjet investimeve kapitale. Por, për dallim nga Kosova vendet e rajonit rritjen ekonomike nuk e mbështesin nga sektori publik, por bartës kryesor i kësaj rritje mbetet sektori privat.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, një përmirësim i mundshëm i zhvillimit socio-ekonomik mund të arrihet kur rritja ekonomike të jetë dy shifrore. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori