Ekipi i Kosovës vonohet për takimin me Trump, tërheqja e Haradinaj shkaktoi përplasje brenda delegacionit
Delegacioni i Kosovës ende nuk është nisur nga hoteli ku janë duke qëndruar për në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ka ndodhur për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur brenda ekipit, pas pakënaqësive të AAK’së, lidhur me marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit.

“Por Shtëpia e Bardhë, është vetëm 30 sekonda larg me veturë, nga hoteli ku po qëndron delegacioni,”- tha Buzhala në një lidhje live nga Amerikë.

Për vonimin e nisjes së delegacionit ka shkruar edhe analisti Imer Mushkolaj që poashtu është duke qëndruar në Uashington.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, shkroi Mushkolaj.
Shtuar më 04/09/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori