Ekipi i Asociacionit nuk përfill Kushtetuesen, bazohet në marrëveshjen e Brukselit
Ekipi Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe që në takimin e parë ka shprehur përcaktimin se udhërrëfyes të vetëm do t’i kenë marrëveshjet e Brukselit dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Aty kurrkund nuk përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e Marrëveshjes së Brukselit.

Ekipi Menaxhues është krijuar nga qeveria e kaluar, por që punën e nisi para disa javësh pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dritën e gjelbër. Takimi në Mitrovicën veriore është mbajtur vetëm me përfaqësues të serbëve.

Në kabinetin e kryeministrit Haradinaj nuk kanë treguar nëse kanë pranuar ndonjë raport nga ky takim, dhe si i përgjigjen paralajmërimit të veriorëve se draftimi i statutit do të bëhet duke shpërfillur vendimin e Kushtetueses.
Shtuar më 03/05/2018, ora 07:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori