EMRI/ Kush është personi me rrezikshmëri kriminale që u kap sot nga RENEA

Selim Manehasa është pronari i një pike për shitjen e makinave që u arrestua sot nga forcat RENEA në Elbasan.

Numri i personave të shoqëruar ka arritur në 3 dhe dyshohet të jenë anëtarë të një familje.

Selim Manehasa dyshohet të ketë lidhje me vrásjen e Emiljano Ramazanit.

Ky i fundit u ekzèkutua para disa ditësh në Elbasan, ndërsa ndodhej në automjetin e tij.

Autori, i cili mbetet ende i paidentifikuar, ka qèlluar nga një distancë e afërt, ndërsa policia gjeti automjetin e djegur dhe dy armë brenda tij.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, janë sèkuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa në pamje tregohen se në automjetin tip Volkswagen ishin të paktën dy persona. Njëri prej tyre, sipas burimeve, i moshës 25-30 vjeç ishte i máskuar.

Burimet me dije se Emiliano Ramazani, është një person me të shkuar kríminale në tráfik lëndësh nárkotike.

Ramazani është árrestuar për tráfik kokáine në vitin 2017 dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazarave të drogës./faxweb


Shtuar 27.07.2020 17:47