Edita Tahiri rikthehet në PDK
Partia Demokratike e Kosovës dhe Alternativën DemokratikeKosovës së Edita Tahirit, kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit parazgjehdir.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme PDK arriti në nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhore edhe me Partinë e Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritët që sot në orën 17:00 ta zyrtarizojë koalicionin me Alternativen e Mimoza Kusarit.

Ndërkohë, Nisma me Aleanca për Ardhërminë e Kosovës është koalicioni i cili ishte bërë i ditur pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Kujtojmë se Kosova mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor, datë kjo e vendosur nga presidenti i vendit në bashkëpunim me partitë politike, pas rrëzimit të qeverisë nga mocioni i iniciuar prej Nismës. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori