A po praktikojnë forcat speciale amerikane dhe britanike aksionin me rrezik të lartë për shpëtimin e Zelenskit?

Në bazën lituaneze po stërviten rreth 70 ushtarë më elitarë britanikë, si dhe rreth 150 pjesëtarë të Navy Seals së bashku me ushtarë ukrainas, shkruajnë mediat britanike, marrë nga 24sata.

Navy Seals, njësia speciale më elitare amerikane, erdhi në Lituani ku po stërvitet me njësinë speciale britanike SAS për të qenë gati për të shpëtuar në rast rreziku presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan britanikja Daily Mirror.

Më duhet armë, jo makinë për të ikur tha Zielinski

Ata duket se po përgatiten për një veprim të mundshëm me rrezik të lartë në rast se rusët marrin Kievin. Mediat ruse kanë raportuar vazhdimisht në mënyrë të rreme se Zelensky ka ikur nga Kievi, ai përgjigjej çdo herë duke raportuar nga rrugët e Kievit.

Me ofertën e amerikanëve për ta nxjerrë jashtë Kievit atë, ai u tha atyre: ”Më jepni armë, jo transport”.

Që nga fillimi i pushtimit rus, Zelensky ka qenë fytyra e rezistencës së ushtrisë ukrainase ndaj agresorit rus. /albeu.com/