Edi Rama citon profetin Muhamed: Ngrihuni dhe kërkojeni dijen deri në Kinë, nëse duhet (FOTO LAJM)

Edi Rama, kur e dha lajmin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë ka cituar profetin Muhamed.

“Në mos gaboj Profeti juaj ka thënë 'Ngrihuni dhe kërkojeni dijen deri në Kinë, nëse duhet””, tha Rama gjatë ceremonisë se dorëzimit të projektit të xhamisë te komuniteti i Mysliman i Shqipërisë.

Rama theksoi se shqiptarët janë bashkë, pavarësisht besimit fetar, qofshin myslimanë apo te krishtere.

“Punimet që tanimë do të fillojnë janë dëshmia se ky rajon nuk do të jetë kurrë i hapur, por do të jetë gjithmonë i mbyllur ndaj konflikteve fetare. E se përballë konflikteve fetare myslimanë, të krishterë, laikë, shqiptarët janë të gjithë në front së bashku”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar më 27/11/2014, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori