Edhe Veseli del kundër BE-së për Trepçën
Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka reaguar Bashkimit Evropian për qëndrimin e tyre për Trepçën.

Përmes Facebook-ut Veseli ka shkruar se Trepça as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.

“ Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, shtoi ai.

Në anën tjetër nga BE, po thonë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit në Bruksel.

Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.


Shtuar më 05/02/2019, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori