Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Edhe ushtari i Haradinajt del në listën e veteranëve mashtrues
Pëlqej
Emri i Rrahim Misinit figuron në listën e Prokurorisë së Shtetit lidhur me veteranët mashtrues.

Mirëpo, e vërteta po del krejtësisht ndryshe pasi Misini ishte 100% pjesë e luftës dhe se betimin për ushtar e kishte bërë para Ramush Haradinajt.

“Qysh bre 1 vjeçarin në vitin 1997 apo thjeshtë “Terminatorin” e UÇK-së e keni shti në listë të veteranëve falso?. Ja nuk është fer kjo o Elez Blakaj, veç ta dish a , Serbija u idhë stutsh prej “Terminatorit” 1 vjeçar të UÇK-së nga Zona Operative e Dugagjinit”, ishin komentet qesharake të disa personave në Facebook.

Mirëpo, ish-ushtari i UÇK-së sqaroi se gabimi ishte teknik. Ditëlindja ishte e shënuar gabimisht në listën e Prokurorisë, në vend se të bëhet 1977 është bërë 1999… “mos u gjuni si knusi”, thuhej në reagim e shokut të Misnit, i cili shtoi se së bashku me këtë të fundit me 24 prill 98’ ishin betuar para Ramush Haradinaj si policë ushtarak.
Shtuar më 18/09/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori