Ja si do të jetë moti për 2 ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka dal me parashikim të motit për dy ditët në vijim. Parashihet që të ketë temperatura të larta, ndërkohë që pasditen e së enjtes do të ketë rrebesh shiu dhe bubullima.

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim:

26.05.2021 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C. Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekspozim minimal ndaj rrezeve të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.05.2021 – Fillimisht kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes. Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesditës preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.


Shtuar 25.05.2021 20:58

Tags: ,